Në seancën e fundit stërvitore të Real Madridit para ndeshjes së kthimit kundër Leganes në Kupën e Mbretit, Cristiano Ronaldo u shfaq me sy të nxirë dhe të ënjtur.
Si pasojë, ylli i Real Madridit nuk do të luajë kundër Leganes. Në ndeshjen e fundit ai ishte në qendër të vëmendjes jo për golat që shënoi por sepse u dëmtua në fytyrë pasi u godit me taka nga mbrojtësi kundërshtar.
Ai u gjakos në fytyrë ndërsa shënonte me kokë golin e fundit. Ndërsa po mjekohej në fushë ai ka marrë telefonin celular të njërit prej mjekëve për ta përdorur si pasqyrë për të parë plagën në fytyrë.
Kjo video është bërë menjëherë virale në rrjet. (B.H/Faxweb)