Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës njoftoi sot se ka thirrur ambasadorin rus në Helsinki për të kërkuar shpjegime në lidhje me shkeljen e dyshuar të hapësirës ajrore finlandeze që ndodhi javën e kaluar.
Ministria finlandeze e Mbrojtjes njoftoi të premten se dyshon se dy aeroplanë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze, raporton Reuters. Në deklaratë thuhej se incidenti ndodhi në brigjet e Porvoo-s në jug të Finlandës.
“Ne e marrim seriozisht dyshimin për shkelje të hapësirës territoriale dhe hetimi është duke vazhduar”, tha Ministri i Mbrojtjes Antti Hakanen.
Rajoni i Detit Baltik është në gatishmëri të lartë pas një serie ndërprerjesh në kabllot e energjisë, lidhjet e telekomunikacionit dhe tubacionet e gazit që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, dhe NATO ka rritur praninë e saj në zonë me fregata, avionë dhe dronë detarë, tha agjencia.