06:19 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, nën hetim dhe avokati i presidentit Trump

07:47 | 31/05/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, nën hetim dhe avokati i presidentit Trump

Hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane shtrihen edhe tek avokati i Donald Trump, Michael Cohen.
Dy panele hetimore të Kongresit, që po merren me çështjen, kanë kërkuar informacione nga përfaqësuesit ligjor i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ka qenë vet Cohen, që konfrimoi për mediet amerikane se ishte ftuar të dëshmonte e të ofronte informacione lidhur me kontaktet që kishte me Kremlinin, shkruan ‘’Tch’’.

Avokati deklaroi gjatë një interviste për “ABC News” se e kishte refuzuar kërkesën, pasi siç thotë ai, ishte e formuluar keq dhe pamundësonte dhënien e përgjigjeve.

Javën e kaluar, dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner u vu në fokus të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Cohen është i fundit mes bashkëpunëtorëve të Trumpit, që refuzon të japë llogari për komisionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësusve lidhur me çështjen.

Avokati tha më vonë për CNN se, ligjvënësit duhet të paraqesin të paktën një provë të besueshme, që do të konfirmonte pretendimet për Rusinë.

Hetimi gjithnjë e më i gjerë, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe bashkëpunimin e mundshëm të zyrtarëve të fushatës së Trumpit me Kremlinin, po kthehet në një kërcënim të madh për presidencën e tij.

Mediet amerikane pretendojnë se dhëndri i Trump, Jared Kushner ka diskutuar për krijimin e një kanali të fshehtë komunikimi me Moskën, gjatë një takimi me të dërguarin rus në Uashington në muajin dhjetor.

Gjatë një konference ditën e martë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer i cilësoi këto pretendime si të pabaza, e megjithatë shtoi se kanalet e fshehta të komunikimit janë pjesë e diplomacisë.

Etiketa: avokati i trumpnen hetimRusia
Pas

“Nuk jam edhe aq e re”, si i kthehet Fevziu kandidates së PS-së në Shkodër

Para

Ndikimi rus në zgjedhjet presidenciale, Trump e Putin hedhin poshtë akuzat

Para
Pikëpyetjet mbi Trump, çfarë duhet të dini mbi situatën në Shtëpinë e Bardhë (ANALIZA)

Ndikimi rus në zgjedhjet presidenciale, Trump e Putin hedhin poshtë akuzat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.