Në moshën 48-vjeçare dhe pasi kaloi një periudhë të vështirë me peshën e saj, tashmë Mariah Carey-t i është rikthyer buzëqeshja. Transformimi i saj në fakt është për t’u pasur zili, sepse ka humbur plot 22 kg në sajë të kirurgjisë anësore të stomakut. Ajo ka patur një ndryshim i cili është kosnideruar si epik për ikonën e muzikës së viteve 90’.
Disa kohë më parë ajo u shfaq në skenë me disa kg më shumë si dhe një minifund të shtrënguar pas trupit i cili i nxirrte në pah defektet e saj. Gjithashtu ajo gjatë prezantimit të dokumentarit për jetën e saj në 2016 “ Bota e Mariah” ajo zbuloi se kishte ngrënë vetëm salmon dhe krepa.
Por tashmë Mariah është më e qetë se kurrë përsa i përket mbipeshës dhe formave të saj sepse ka arritur të bëjë një ndryshim që e bën të duket disa vite më e re në moshë.