I ftuar në Fax News avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka folur për një sërë ngjarjesh të cilat kanë bërë bujë në vend, si protesta e gazetarve apo edhe një sërë protestash të mbajtura kohët e fundit të cilat kulmuan me protestën e opozitës dje.
Në lidhje me protestën e gazetarëve, Lapaj ka dënuar dhunën e përdorur ndaj tyre dhe pengesën e fjalës së lirë. Ai ka dënuar mungesën e lirisë të gazetarëve për të bërë punën e tyre në terren duke u shprehur kundra fyerjeve që u bëhën këtyre të fundit. Lapaj thotë se : “Nëse ne nuk mësojmë reagojmë kur dëmi është më i vogël sigurisht që nesër ne do të përballemi me pasoja më të rënda. Për mua është shumë e rëndë edhe vetëm fjala për sa kohë ti cënon një person i cili është duke shkuar në punën e tij, në zyrën e tij, sepse zyra e gazetarit është mikrofoni. Ai del për të shkuar për të bërë punën e tij për të cilën shoqëria ka shumë nevojë. Eshtë njësojë si të shkosh në gjykatë e të mos lësh avokatin të mbrojë klientin.”
Lapaj shprehet i irrituar me realitetin mospërfillës ndaj këtij fenomeni duke e dënuar këtë fakt. Ai po ashtu dënoi sjelljen e Prokurores për të dhënë një detaj i cili sipas tij është më shumë statistikor sesa sekret hetimor. Sipas tij: “Gazetari ka qenë aty duke bërë detyrën, nuk ka vend aty për të relativizuar dhe për të thënë: “ Hë mo se një çik e shtyu”. Si një çik e shtyu? Ai po kërkonte të drejtën kushtestuese , të drejtën për tu informuar nuk ishte atuy për veten e vetë sepse nuk besojë se gazetari në fjalë kishte shkuar aty për pasionet e veta dhe jo për të bërë detyrën.
Ai rri si mes midis zyrtarëve shqiptar edhe qytetarëve nga shtëpia për ti informuar. Pra është ndërlidhësi midis atij që kemi puinësuar për të na qeverisur, pra prokuroria dhe qytetarit. Tani pse të mos t’i lëmë njerëzit të bëjnë detyrën? Pse duhet t’i intimidojmë duke u thënë kazan, duke u thënë të shitur? Pse e kanë kaq të vështirë llogaridhënien. Kudo ndodhin ngjarje të tilla, mirëpo ndryshimi është tek standarti dhe sjellja në raport me ngjarjen. Nuk ndodh që Prokurori i Përgjithshëm i një vendi përëndimor të mos t’iu përgjigjet qytetarëve për kuriozitetin që kanë, për një pyetje që bëhet.
Për çfarë i paguajmë ne, çfarë sekreti hetimi ka për t’iu përgjigjur pyetjes se a kanë nisur hetimet për këtë çështje? Kjo nuk lidhet me thelbin, është statistikore.”
Mos reagimi është shumë i trishtë. Të parit e ngjarjes nga dy zonjat e tjera dhe të mos thënit asnjë gjë është shumë e trishtë.”
Në lidhje me protestën e opozitës, e cila ka mbledhur bashkë disa kauza ditën e djeshme dhe gazin që është përdorur ndaj qytetarëve sipas Lapaj kjo është një diçka e cila përdoret në çdo protest mirëpo diferenca qçndronte në kohën se kur duhet përdorur gazi.
Sipas Lapaj rasrti më flagrant është nxjerrja nga shtëpitë të banorëve të “Stacionit të Trenit”, rast për të cilin ai u shpreh se: “ Nxjerrja e banorëve në këtë mënyrë nga shtëpitë e tyre është krim. Të nxjerrësh njerëzit nga shtëpitë, qoftë edhe me ekzekutim të një interesi publik, me gazë lotsjellës është krim. Ajo kthehet aty në një luftë ekzistenciale.
Kjo nuk është mënyra e duhur. Duhet të durosh, duhet të gjesh mjetet, të marrësh psikologun, përmbarusin, policët aty, një ambulancë. Këta sillen kështu sepse nuk u ka vdekur ndonjë në këto ndërhyrjet sepse po ndodhi kjo do flasim bashkë pastaj. Ndryshon puna e Parlamentiit meqënse policia është duke mbrojtur institucionin. Por këtu ndaj banorëve është krim. Kur e kam parë jam laftarisur më është rrëngjethur mishi.”
Në lidhje me rritjen e reagimit qytetarë ndaj qeverisë dhe ngritjen e një sërë kauzash, lapaj shprehet se: “ Kur vjen një qeveri në pushtet në fillim është në fazë mjalti, çfarëdo që ti thuasgh e ka opinion public me vete. Ne jemi në fazën që është konsumuar mjalti tashmë këtu e disa vite para. Jemi në fazën që njerzit kanë halle. 400 mijë persona nuk janë më në Shqipëri dhe po flasim për një shtet shumë të vogël si ne. Jemi në fazën ku të gjithë detyrohen të ikin, ku shteti është bllokuar në të gjitha dimensionet, ku Parlamenti nuk funksionon, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon…
Jemi në fazën ku mjekët po ikin në masë, ku pasurinë tona nuk administriohen dot dhe faji i hidhet koncensionarit që zgjidhet nga qeveria, ku kriminaliteti është rritur. Ne jemi në fazën ku ose duhet t’i thërrasim mendjes ose ky shtet po degradon. 3 qarqe sot në Republikën e Shqipërisë ka më shumë vdekje sesa lindje, ndërkohë që në 1991 raporti ka qenë 70 lindje për 1000 banorë”
Discussion about this post