06:28 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërhyrja ushtarake në Siri, Erdogan takon Trump në Shtëpinë e Bardhë

16:49 | 13/11/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërhyrja ushtarake në Siri, Erdogan takon Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan viziton sot Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Axhenda e publikuar përfshin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim të thellë për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400, duke thënë se ato nuk përputhen me sistemet mbrojtëse të aleancës, dhe se përbëjnë rrezik për programin amerikan të avionit luftarak F-35.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përfshirjen e Turqisë me avionin F-35.

Një zyrtar i lartë amerikan që foli për gazetarët përpara vizitës së zotit Erdogan, tha se çështjen e sistemit të raketave Presidenti Trump do ta diskutojë drejtpërsëdrejti.

“Siç e ka nënvizuar publikisht, ekzistojnë përfitime të jashtëzakonshme ekonomike në këtë marrëdhënie dypalëshe, një pjesë kyçe e së cilës janë avioni F-35 dhe roli i mundshëm i Turqisë në këtë program. Por, që të arrijmë aty, duhet të zgjidhim si aleatë çështjen e raketave S-400“, tha zyrtari.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/469580460341115/

Zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, tha në Twitter se Turqia ka qenë e qartë për arsyet e blerjes së raketave ruse.

“Nevoja e Turqisë për një sistem mbrojtjeje me raketa është urgjente. SHBA-ja duhet ta pranojë këtë dhe të mos lejojë dëmtimin e marrëdhënies tonë. Pjesëmarrja e Turqisë në programin e avionit F-35 është jetësore për partneritetin tonë të mbrojtjes”, shprehej zotin Altun.

Avioni luftarak amerikan F-35
Avioni luftarak amerikan F-35

Një zyrtar i lartë amerikan tha se një tjetër prioritet i Presidentit Trump do të jetë situata në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik, si dhe për të parandaluar “mizoritë humanitare ndaj minoriteteve fetare dhe etnike”.

Presidenti Trump pritet të flasë edhe për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi.

Etiketa: ergogantrump
Pas

“Kishin urdhër, ‘shkoni masakroni banorët'”, Manushaqe: Qindra të arrestuar e proceduar në Astir, asnjë për aferën korruptive

Para

Qentë e kryeqytetit do të kenë shtëpinë e tyre, nis procedura për ndërtimin e objektit (Video)

Para
Qentë e kryeqytetit do të kenë shtëpinë e tyre, nis procedura për ndërtimin e objektit (Video)

Qentë e kryeqytetit do të kenë shtëpinë e tyre, nis procedura për ndërtimin e objektit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.