13:58 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërhyrje kirurgjikale në Gjermani? Artur Zheji thyen heshtjen: Bëra një operacion për…

10:40 | 20/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0

Analisti dhe gazetari, Artur Zheji ka folur sot për herë të parë për një lajm që qarkulloi se ai ka patur probleme shëndetësore.

I pyetur nga portali 360gradë.al. Zheji ka pohuar se ndodhet në Sarandë me familjen dhe se lajmet që qarkullojnë për semundjen e tij të janë si “puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës”.

Ai ka rrëfyer se ka kryer një ndërhyrje të lehtë kirurgjikale në Gjermani, por sipas tij këto tre muaj ka preferuar të kujdeset për vetën, duke hequr “prizat’ nga zhvillimet e përditshme.

360grade.al : Zheji, më në fund si jeni?

Zheji: Do të doja që shumica e miqve të mi, që ua dua të mirën, të mos ndalojë së notuari në det, ashtu si po bëj unë në mënyrë të përditshme. Pse çfarë ka ndodhur?

Thuhet në disa portale se vijoni të jeni sëmurë…?
Zheji: Më duhet ti përgënjeshtroj. Ndoshta, ndokush ka dëshirë të jetë ashtu dhe dëshirat i shndërron në përfundime, zakon shqiptar jo i shëndetshëm ky. E vërteta është se, këto dy tre muajt e fundit, u kujdesa për shëndetin, më me vëmendje se më parë, pasi bëra një ndërhyrje kirurgjikale të lehtë dhe të shpejtë, në Gjermaninë e bekuar nga Zoti. Porse fill pas kësaj, kam parapëlqyer të heq “prizat”, nga e përditshmja mediatike dhe politike shqiptare, për të ulur stresin dhe kotësinë e rënies në kurthin e lajmeve të verës, që shpesh janë të ngjashme me puçrrat që u dalin fëmijëve nga djersa e vapës. Është një jetë e re në trekëndëshin, diell, det dhe familje… Pastaj mungesat në Shqipëri, ndonjëherë të bëjnë më të vlerësuar se sa prania mediatike e përhershme. Është edhe kjo diçka për tu shijuar, kur mungon ca kohë, dallohet më lehtë kush të vlerëson e kush jo, ku vendin e parë e ka publiku që ka mbërritur te unë me shqetësim dhe dashuri befasuese.

Çfarë mendoni për rastin Pjetri, si do zgjidhet çështja e Shkodrës?…
Zheji: Jo, jo… Nuk kam përgjigje për këtë… Ju kam edhe miq dhe doni të më rifusni në debate të parakohshme. Pjetri dha dorëheqjen, apo jo? Opozita e kapi mossinqeritetin e tij. Kryeministri e shkarkoi, me dëshirë ose pa dëshirë, kjo s’ka rëndësi. Më duket se nëse do të vijonin gjërat kështu, opozitë e ashpër dhe qeveri që mbrohet përmes dorëheqjeve, punët do të shkojnë më mirë në vjeshtën politike që po afron… Ja, nuk ju lashë fare pa përgjigje, ju, miqve të 360grade.al, që duheni përgëzuar në këtë verë të nxehtë.

Zheji, po Rama do ti pranojë apo jo, zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Meta?

Zheji: Po shkoj të lahem në det tani… Zgjedhjet e Tetorit janë ligj Kushtetues, nuk e di, të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur të kemi një të tillë… Faleminderit për pyetjet, dëgjohemi shpejt njëherë tjetër… dhe një gjë, pavarësisht se flitet shumë për ndryshime në mediat elektronike shqiptare, kam përshtypjen se televizioni Ora Neës do të ketë surpriza befasuese. Por është herët të flasim…/360grade.al

 

Etiketa: artur zheji
Pas

Mbërrin në Shqipëri trupi i pajetë i regjisorit Gjergj Xhuvani, sot i jepet lamtumira e fundit

Para

Nis operacioni “fshesa” në bashkinë e jugut, kryebashkiaku i ri shkarkon 66 punonjës menjëherë

Para
Betohet kryebashkiakja e re, 2 këshilltarë të PS-së djegin mandatet

Nis operacioni "fshesa" në bashkinë e jugut, kryebashkiaku i ri shkarkon 66 punonjës menjëherë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Përçarje në SHBA: Trump përjashton shefen e Inteligjencës nga diskutimet për Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.