I ftuar në ‘Fax News’ për të folur rreth zhvillimeve të ditëve të fundit në vend ku çështja ‘Shullazi’ dhe vendimi i kryeprokurores Arta Marku për hetim disilplinor ndaj 10 prokurorëve që nuk pranuan shortin ka trazuar jo pak politikën e vendit, avokati Altin Goxhaj deklaroi se reforma në drejtësi e kreu ciklin e vet.
Sipas tij, pas Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, tashmë nuk kemi as Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Shqetësuese sipas tij ështe se tani që presioni ndërkombëtar është shtuar për shkak të ndikimit të bandave shqiptare në Shqipëri por edhe në Europë.
“E zhdukën Prokurorinë e Krimeve të Rënda në momentin që preisoni ndërkombëtar ishte i madh për bandat shqiptare, rasti i fundit i Bajrit është konstatuar nga ndërkombëtarët.
Në momentin që Tahiri, Bajri, Shullazi, janë të gjithë bashkëpunëtorë, në këtë moment duhej Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha Altin Goxhaj.
I pyetur nëse do të binin akuzat ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda nëse kreu i këtij organi Donika Prela në pretencën për Shullazin do të kërkonte mbi 16 vite burg, Altin Goxhaj u shpreh se çështja e ‘Shullazit’ është një ‘patate e nxehtë’ që duan t’ja lënë në dorë prokurorëve.
Por thelbi sipas tij është nëse do të ndryshojë ndonjë gjë në dosje nga ato që kanë kopsitur prokurorët që e kanë hetuar Shullazin.
“Pyetja është se çfarë do të bëjnë më shum këta në pretencë…a do të jetë identike apo do të ketë ndryshime”, tha Goxhaj.
Sipas tij kjo do të kuptohet pas dhënies së pretencës për Shullazin, nga reagimet e atyre që e kanë bërë atë dosje, por edhe nëse ata nuk reagojnë se mund të ndihen të pambrojtur, kjo do të kuptohet nga detajet që mund të zbulojnë gazetarët investigativë.
“S’mund ta paragjykoj ditën e martë. Vetëm kur të reagojnë ata që e bënë gati dosjen por edhe nëse nuk reagojnë se mund të ndihen të pambrojtur, do ta kuptojmë nga lajmet që dalin, se kemi gazetar shumë të mirë si Basir Çollaku, se e kam të pamundur të them se cfarë do të ndodhë, por mund të them me kompetencë të plotë që u shua Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Duke zhdukur Prokurorinë e Krimeve të Rënda ne kemi fshirë çdo provë, cdo përgjim. Rama e ka një hall, do të mbarojë çdo punë në 2018. Ai ka frikë ardhjen e një ambasadori të ri amerikan në Shqipëri. Ai është i detyruar të operojë shumë shpejt”, u shpreh avokati ndër të tjera.
Ai iu referua edhe një vendimi që do të marrë Këshilli Bashkiak i Tiranës në 27 shtator, ku në diskutim do të jetë konçensioni për një terminal autobusësh në Tiranë. Goxhaj paraqiti edhe dokumentin
Në kët koshte, tha ai, edhe pse mund të ketë abuzime milionë eurosh nuk ke ku ankohesh, sepse institucionet e drejtësisë kanë rënë.
“E përmenda për të treguar se Prokuroria duke u fshirë për këto çështje, kape këtë çështje, nuk ke ku e çon, bëhet fjalë për dhjetra milionë euro.
Me anë të fshirjes së Prokurorisë së Krimëve të Rënda, reforma në drejtësi e kreu misionin e vet”, tha Goxhaj. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post