Ministri i Drejtësisë në Kosovë Abelard Tahiri, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.
Siç mëson Express, vendimi për dorëheqje ka ardhur pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.
Burime të Gazetës Express thonë se Tahiri i ka ofruar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit.
Akoma nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së Tahirit.
(E.K/FAXWEB.AL)