14:08 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërhyrjet për të përgënjeshtruar pronësinë e ”Zërit të Popullit”, Faxweb.al siguron dokumente të reja për Tahirin

14:11 | 27/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërhyrjet për të përgënjeshtruar pronësinë e ”Zërit të Popullit”, Faxweb.al siguron dokumente të reja për Tahirin

Paraditen e sotme Faxweb.al publikoi lajmin ekskluziv se ish-ministri Saimir Tahiri kishte hapur një shoqëri mediatike me emrin ‘Zëri i Popullit’, që për momentin funksionon si web online.

Tahiri i kishte marrë të gjitha masat që media e tij të jetë e licensuar dhe të ketë aktivitet të rregullt pasi në 18 shtator të këtij vitit ai e ka regjistruar dhe si biznes në QKB, siç shihet qartë dhe në ekstraktin e siguruar nga Faxweb.al.

Në të dhënat e aksionerëve shihet se ish-ministri është i vetëm në këtë ndërmarrje mediatike,  me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa si adresë ka dhënë rrugën ‘’Prokop Mima”, e cila ndodhet në afërsi të Komunës së Parisit.

Pas publikimit të lajmit nga ana jonë ka pasur disa tentativa për të përgënjeshtruar lajmin nga eksponentë të ndryshëm pranë ish-ministrit dhe medias në fjalë, ku thuhej se nuk ishte e vërtetë pronësia.

Për t’i shkuar deri në fund të vërtetës ne kemi siguruar dhe një dokument të aktit noterial, ku Tahiri autorizon një person të tretë që të kryejë veprimet në emrin e tij për regjistrimin e shoqërisë mediatike Zëri i popullit.

Akti noterial mban datën 17 shtator, ndërkohë që regjistrimi në QKB është dhënë një ditë më pas. Në dokumente janë qartësisht të dukshme gjeneralitetet e ish-ministrit, fakte këto të pakundërshtueshme. Personi i cili autorizohet nga Tahiri është shtetasja Mantela Alija.

Ditëve të fundit emri i ish-ministrit është lakuar ndjeshëm për shkak se është përfolur për një përplasje nën rrogoz me Edi Ramën, ku dyshohet se Tahiri ka informacione që mund të fundosin personazhe të njohur në PS. Dje ai paralajmëroi një konferencë për mediat paraditen e sotme, po që në mënyrë të mistershme u anullua sot me lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, shkruan Faxëeb.al.

I pyetur sot nëse konferenca e tij kishte lidhje me rastin Xhafaj, Tahiri u përgjigj se jo, dhe ato që ai do të komunikojë lidhen ngushtësisht me interesin publik.

“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.

Dy ish-ministrat e Edi Ramës janë të njohur për përplasjet e kahershme mes tyre, për shkak se Xhafaj e ka denoncuar publikisht kanabizimin e vendit teksa nën drejtimin e rendit ka qenë Tahiri. Mbetet të presim ditët në vijim për të parë përplasje të tjera mbi apo nën rrogoz të socialistëve.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

Para

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, Mesila Doda: Rilindja duhet të verifikohet përmes zgjedhjeve!

Para
”Ky vend po shkon për dreq, zgjohuni njerëz”, Mesila Doda apelon për reagim të shpejtë

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, Mesila Doda: Rilindja duhet të verifikohet përmes zgjedhjeve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merr fund ‘saga’ e zgjedhjeve! Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin! Rrëzohen ankimimet e PD

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha: Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë m2 tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit

Vendimi i qeverisë! Ndalohet ndërtimi mbi rrugë, sheshe dhe parqe! Rregullat për transferimin e lejeve e projektet në zonat rurale

Shkodër/ Arrestohen dy 19-vjeçarët, akuzohen se shfrytëzuan dy vajzat e mitura për prostitucion dhe mbajtje droge

A janë zgjedhjet lokale “mollë sherri” për bllokadën institucionale në Kosovë? Pse nuk bashkëpunojnë partitë politike me LVV

“Zullumet do bëhen më të vështira”- Kryeministri Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Do monitorohen aktivitetet shoqërore dhe shtetërore

Franca: Perspektiva e shtetit palestinez më e kërcënuar se kurrë, konferenca e OKB-së më 28 korrik

Palestina: Thirrjet për aneksimin e Bregut Perëndimor janë deklaratë e re lufte kundër popullit tonë

Ina Zhupa: Nevojë për sensibilitet dhe reagim institucional për krimet shtetërore të vrasjeve në kufi gjatë regjimit komunist

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.