12:29 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ndërhyrjet ruse, Trump reagon për raportin e Mueller

21:24 | 18/04/2019
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shokohet” bota, Parisi në flakë, reagon Macron dhe Trump (Video Live)

Megjithëse raporti prej 448-faqesh i prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në fushatën zgjedhore të 2016-ës nuk e përjashton plotësisht Presidentin Donald Trump nga faji, ai sigurisht që po e konsideron atë si të tillë.

“Po kaloj një ditë të mirë,” tha presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi u publikua raporti. “Nuk pati asnjë bashkëpunim, asnjë pengesë”.

Hetimi 22-mujor i prokurorit Mueller, ndërsa nuk arriti në përfundimin se zoti Trump kreu ndonjë krim, gjithashtu nuk e deklaron në mënyrë specifike se ai është i shfajësuar.

Ndërsa po merrte pjesë në një takim me veteranët e plagosur ushtarakë, pasi në ekranet televizive jepeshin detaje të gjetjeve të një versioni të redaktuar të raportit, presidenti Trump tha, “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë përsëri ndaj një presidenti tjetër, ky mashtrim”.

Avokatët e presidentit, Rudy Giuliani, Jay Sekulow, Jane Raskin dhe Martin Raskin, thanë në një deklaratë se “Rezultatet e hetimit janë një fitore e plotë për Presidentin … Është e qartë se nuk ka patur asnjë shkelje penale”.

Avokatët e tij gjithashtu e cilësojnë raportin e prokurorit të posaçëm, se demonstron se presidenti Trump ka vepruar si duhet kur ka shkarkuar James Comey –n si drejtor të Byrosë Federale të Hetimeve.

Raporti thotë se prokurori i posaçëm gjeti “prova thelbësore” se shkarkimi i zotit Comey u bë për shkak të “mungesës së vullnetit të drejtorit të FBI-së për të deklaruar publikisht se presidenti nuk ishte personalisht nën hetim” dhe hetimi përcakton se Kongresi mund të vendosë nëse kjo përbënte pengesë të drejtësisë nga zoti Trump.

Presidenti nuk u intervistua nga hetuesit. Në vend të kësaj, ai u dha përgjigje me shkrim pyetjeve të cilat zyra e prokurorit të posaçëm e konsideronte “të pamjaftueshme”. Por raporti thotë se prokurori i posaçëm nuk vazhdoi përpjekjet për një intervistë me zotin Trump që do të ishte e kufizuar në disa tema, sepse kjo do të shkaktonte një “vonesë substanciale”./ VOA

Etiketa: donald trumpnderhyrjet ruse
Pas

Berisha për vendimin e Hajdarit: Beri një zgjedhje, do të marr edhe pasojat

Para

Rivendosja e vizave, reagon gazetari: Kriminaliteti i lartë shqetësim, trafikantët shqiptar kanë linjën e tyre të drogës

Para
Rivendosja e vizave, reagon gazetari: Kriminaliteti i lartë shqetësim, trafikantët shqiptar kanë linjën e tyre të drogës

Rivendosja e vizave, reagon gazetari: Kriminaliteti i lartë shqetësim, trafikantët shqiptar kanë linjën e tyre të drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fëmijët palestinezë në Bregun Perëndimor mbajtën demonstratë duke kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite

Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri Veri-Perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra zjarri, 7 ende aktive

Beteja Lapaj-Shabani për mandatin e Tiranës, “Shqipëria Bëhet” sërish kërkesë në KQZ për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur

Rama: Pjesë e stafit tonë akademik duhet të jetë edhe diaspora, universitetet duhet ta kenë target

Aksioni për lirimin e hapësirave në Shkodër/Identifikohen 41 pika kritike nëpër rrugë, ndërtimet kanë bllokuar hyrjen e zjarrfikëseve

Sarandë/ Plagosi me tytën e pistoletës ish-efektivin e policisë, shpallet në kërkim 44-vjeçari

Dosja “Partizani”/ Shtyhet procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe Malltezit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Kapet me amfetaminë në dalje të Shqipërisë, arrestohet 25-vjeçarja belge

Dosja “Partizani”/ Mbahet seanca për Berishën dhe Malltezin, avokati Gjokutaj: Kërkojmë përjashtimin e trupës gjykuese nga procesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.