Aktivistja pro çështjes kombëtare Elida Jorgoni është mbajtur në kom,isariatin e Këlcyrës për 2 orë e gjysë për shkak se kërkonte të protestonte për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë ditën e sotme kun ë Bularat, njësia administrative Dropull (Gjirokastër) po zhvillohej një ceremoni përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke.
Edhe pse ishte kërkuar leje në polici për këtë protetsë brenda afateve ligjore, policia nuk e ka lejuar kryetaren e “Foleja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” për të protestuar, për shkak se siç tregoi ajo në një lidhje telefonike për “Fax News’” kishin marrë urdhër nga lart.
Jorgoni u shpreh në protestë do të kërkohej reciprocitet në marrëdhëniet mers dy vendeve, në mënyrë që siç vijnë grekët për të nderuar ushtarët e tyrem edhe shqiptarët të shkojnë në Çamëri për të vizituar vvarret e të paravë të tyre.
“Protesta për të kërkuar reciprocitet. Nuk e di arsyen, është i padrejtë arrestimi im se ishte vënë në dijeni dhe komisariati i Përmëetit dhe Këlcyrës. Unë shoqërohem dhe mbahem 2 orë e gjysë në komisariatin e Policisë”, tha Jorgoni pasi ishte liruar.
“Më thanë që kemi urdhër nga lart, nuk kemi problem me ty por kemi urdhër në polici”, shtoi ajo, duke vënë edhe njëherë në pah të drejtat e shqipatëve të Çamërisë që shkelen nga Greqia.
“Protesta ishte për të drejtat tona të mohuara nga fqinji jugor. Ashtu si ata që vijnë dhe ne duhet të nderojmë figurat tona kombëtare atje ku i masakruan në Çamëri, unë jamë nën-grata nga shteti grek”, tha aktivistja për ‘Fax News’ ndër të tjera.
Ceremonia për nderimin e ushtarëve grekë
Kujtojmë që ditën e sotme në Bularat ndodhi dhe një incident i rëndë. Pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, një 35-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër. Kur drejt tij kanë shkuar forcat e policisë, autori i sulmit, Konstantinos Kacifas, ka hapur qëlluar me breshëri drejt makinës së tyre, duke iu rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme material, ku është thyer xhami i makinës së policisë.
Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ishte i pirë. Kacifas njihet në fshat si një person me probleme mendore.
Autori i ngjarjes Kostandinos Kaçifa
Në zonë po patrullojnë helikopterë, dhe dronë për të bërë të mundur kapjen e tij. Mësohet gjithashtu se në ndihmë të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ato Shqiponja.
Njoftimi i plotë:
Bularat, Gjirokastër.
Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.
Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.
Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.
Shtetasi Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe sherbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër po shkojnë forcat speciale Renea.
Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.
(B.H/Faxxweb)