Nderimi me titullin “Mjeshtër i Madh” i dhjetërave personazheve një ditë më parë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nuk është mirëpritur nga të gjithë.
Pedagogia Zamira Çavo ka reaguar së fundmi kundër këtij veprimi të Kreut të Lartë të Shtetit, duke u shprehur se ka dëmtuar institucionin që drejton si askush tjetër. Ajo vë në pikëpyetje këto tituj nderi që u jepen pa asnjë standard duke treguar qartazi mospromovim të vlerave. Sipas saj, Presidenti Nishani është duke i hequr vlerën dhe vetë moralit publik.
Reagimi i Zamira Çavos:
Nuk e di se çfare mendimi keni ju, por une them se Presidenti Nishani e ka shkaterruar institucionin qe drejton si askush tjeter. E kam thene edhe here te tjera por sot dua ta pyes publikisht:
Çfare standardesh ka vendosur kur ka nderuar me titujt e larte te nderit apo te kombit qindra individe? A ka mundesi te na tregoje vlerat qe ka dashur te promovoje? Gjithnje u them studenteve se duhet shume pune per tu vleresuar dhe per te bere diçka per kete vend dhe serish nuk duhet te prisni vleresime.
Por dje me sollen ne vemendjen time shume emra qe qenkan dekoruar nga Presidenti e qe me zune ngushte per t’i justifikuar! Nese nuk promovon vertet vlera dhe njerez me standarde te larta ne kontributin shoqeror, ja humbasim vleren edhe vete moralit publik. Kete ka bere dhe Presidenti yne!
(XH.A/SHUPLAKA)