I ftuar në studio ditën e sotme ka qënë analisti Armand Plaka i cili ka komentuar aktualitetin politik reagimet e ndërkombëtarëve lidhur me opozitën por dhe 2 reagimet e CDU/CSU.
Në një bisedë në televizionin FaxNews, Plaka ka komentuar raportimet që i janë bërë protestës së opozitës nga media ndërkombëtare, e sidomos nga Gjermania.
“I kam parë me optimizëm këto raportime se Gjermania tashmë është duke e bërë punënë e saj siç duhet sepse dihet roli dhe fuqia e saj. Duhet thënë që pamjet që vijnë nga Shqipëria nuk janë të këndëshme ka kapsolla, molotov apo dhe dhunë.”
Ndërkohë sa u përket reagimeve të CDU/CSU nëse do të ketë prej tyre një platformë zgjidhjeje apo dhe 2 deklaratat en tyre, Plaka u shpreh:
Në fakt unë mendoj se ata e kanë bërë këtë platformë zgjidhjeje sepse ka shumë rëndësi thirrja e tyre. Sa u përket 2 deklaratave të dreyshme dhe reagimet e CDU/CSU është pikërisht ajo që të thash më herët ka një çarje edhe vetë në radhërt e unionit, sepse nuk po kristalizohet shumë qartë vendimi dhe mendimi i tyre. Ato e shohin si një zgjidhje edhe shtyrjen e zgjedhjeve por duke futu në lojë edhe kushte të tjera.
Sa u përket lobimeve që ka bërë opozita apo dhe mazhoranca në Gjermani analisti tha:
Përpos pretmdimeve të mazhorancës, Basha ka theksuar zyrtarish në të gjitha takimet e tij se shkon aty për të lobuar, ndërkohë që ka pasur rast të loboj fortë duke bërë prezent të gjitha problemet që ka opozita. Sigurisht që ka dhe hapa nga ana e mazhiorancës për të lobuar. Lobimet kanë rolin e vete, por në një botë globale ku informacioni leviz lirshëm deputetët gjerman e kanë kristalizuar tashmë një mendim mbi atë që përfaqson kriza në Shqipëri.
Jashtë vëmendjes në diskutim nuk ka ngelur dhe kërkesa e Holandës për të rikthyer vizat me Shqipërinë.
“Ky është një lajm shumë i keq, do shohim se deri ku do avancojë kjo kërkesë dhe çfarë do të ndodh më pas. Hapa po aq negative nga Danimarka dhe Franca por janë gjithashtu dhe reflektim i kërkesave të opozitës.”
Sa i përketë transparencës së mediave ndërkombërtare apo dhe reagimet e tyre Armand Plaka tha:
Edhe media gjermane si pjesë e medias ndërkombëtare është munduar ta përciell në mënyrë të drejtë dhe të balancuar. E gjithë kjo ka qënë dicka pozitive por dhe paksa negative.
Sa u përketë reagimeve të ndërkombëtarëve duhet të dhënë që dukshëm janë shprehur kundër dhunës po shpesh herë qëndrimert e tyre anojnë skajshmërisht nga mazhoranca, gjë që duhet të duhet të jetë një vërejtëe. Duhet të shihet pak më thellë realiteti shqiptarë. Duhet thënë se e gjitha kjo në terma afat gjatë duhet të ishtë e përfaqësuar. Ndërkohë që vëzhguesit e OSBE sikur e thash janë në një përmbushje të një misioni që e bëjnë në të gjitha vendet anëtare të OSBE. Deri sa nuk kemi akoma një vendim tjetër për shtyrjen e zgjedhjeve prezenca e tyre do të vazhdoj të konceptohet si normalitet.
Armand Plaka e ka mbyllur bisedën duke dhënë opinionin e tij se nga do të vij zgjidhja e krizës në Shqipëri.
“Shpresoj që zgjidhja të vij nga brenda dhe jo nga ndërkombëtarët. Por shihet se po konsumohen të gjitha alternativat e tjera dhe është tamam moment i duhur të të gjetur një zgjidhje më afatgjate. U pa në 20017 që takimi kokë më kokë nuk solli gjë. E rëndësishme është se çfarë do të përmbaj kjo marrëveshje e re.”
Discussion about this post