13:47 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ndërmarrjet prodhuese po operojnë nga 0-30%”, eksportuesi shqiptar: Prilli do jetë akoma më vështirë

19:50 | 03/04/2020
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ndërmarrjet prodhuese po operojnë nga 0-30%”, eksportuesi shqiptar: Prilli do jetë akoma më vështirë

Reshat Mansaku, prodhues dhe eksportues shqiptar ka folur për situatën në të cilën ndodhen sipërmarrjet shqiptare për shkak të mbylljes së tregjeve dhe rënies së eksporteve kryesisht me shtetin Italian.

Ai tha se situata është kritike dhe sipërmarrjet nuk mund të përdorin garancinë e sovranit për të paguar punonjësit që nuk punojnë pasi kjo do të shkaktonte një krizë të thellë dhe të parikuperueshme në të ardhmen e afërt.

Mansaku pohoi se sipërmarrjet po vijojnë ti paguajnë punonjësit ndonëse nuk shkojnë në punë ndërsa apeloi për përkrahje nga qeveria.

Pjesë nga biseda me gazetaren e Fax News, Mirilda Tili:

Si ju ka gjetur kjo situatë në këto momente, ekonomikisht por edhe pjesës së kontratave?

Mansaku: Veprimtaria prodhuese në Shqipëri edhe para kësaj situate nuk është se ishte në lulëzim. Veprimtarisë prodhuese koronavirsi i dha goditje të menjëhershme në tregjet e shtetjeve brenda dhe jashtë vendit. Aktiviteti prodhues është i orientuar drejt eksportit, dhe një nga vendet më të rëndësishme është Italia që i ka mbyllur të gjitha tregjet, duke ndërprerë në njëfarë mënyre edhe kontratat tona prodhuese. Ndërmarrjet operojnë zero deri në 30% sot.

Turizmi ishte një nga sektorët që sjell para, por prodhimi mund të na ndihmojë për daljen nga situata. Kemi bërë disa kërkesa ndaj qeverisë, por jeni shprehur se nuk ka pasur ndonjë mbështetje?!

Mansaku: Deri më tani ne vetëm kemi prezantuar kërkesat tona si përpjekje për të dalë nga kjo vështirësi dhe akoma nuk kemi marrë një plan nga autoritetet se çfarë masash aprovojnë në përgjigje të kësaj situate. Jam duke folur për sipërmarrjen e madhe prodhuese. Në fondin e garancisë sovrane kanë mundësi për të plotësuar nevojat e fuqise punëtore, por sipërmarrja prodhuese nuk e gjen zgjidhjen përmes kësaj mase. Një pjesë e ndërmarrjeve po bëjmë përpjekjet e tyre, sepse punonjësit janë paguar deri më tani se janë aseti më i rëndësishëm. Por nuk jemi drejtuar për të marrë kredi sepse për të marrë kredi për të paguar punonjësit që nuk punojnë rëndon edhe më shumë situatën. Nëse kjo zgjat, që ne e parashikojmë se do zgjasi, ndërmarrja do ketë një kosto shumë të madhe që të mbajë punonjësit pa prodhuar.

Sipas një sondazhi 61% e firmave në Mars raportuan se kishin shitje më shumë se 50% ndërsa një pjesë tjetër raportuan se kanë qenë të mbyllura. Gati 11% raportuan se nuk do të mbahet fare personeli në punë!?

Mansaku: Jemi në zemrën e alarmit, në Prill do të jetë gjendja shumë më e vështirë, nuk e di nëse ky është skenari më i keq, ndoshta do të përballemi me një skenar akoma më të vështirë. Duhen masa të jashtëzakonshme.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Lajm i mirë nga ISHP: Rritja e rasteve ka qenë graduale dhe e qëndrueshme

Para

Tritan Kalo kollitet live me Ramën/ Kryeministri: Profesor, si je? Mjeku: E kam nga uji i pastër i Lanës

Para
Tritan Kalo kollitet live me Ramën/ Kryeministri: Profesor, si je? Mjeku: E kam nga uji i pastër i Lanës

Tritan Kalo kollitet live me Ramën/ Kryeministri: Profesor, si je? Mjeku: E kam nga uji i pastër i Lanës

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.