Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja na ka bërë të gjithëve krenarë me rezultatin e arritur në Europian, ku mori një mëdalje ari dhe dy argjendi.
Europiani i peshëngritjes po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjis, me Caljan që është detyruar të qendrojë vetëm pas bullgarit Andrec Bojidar, që vendosi me 345 kg në dygarësh një rekord të ri europian.
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është rikonfirmuar kampion Europe në stilin e shkëputjes. 29-vjeçari arriti të ngrinte 156 kilogramë në kategorinë 73 kilogramë, por u detyrua të frenohej në 183 kg në shtytje. Në shkëputje, ku është edhe pika më e fortë e shtangistit, Calja kaloi me sukses provën e parë 152 kilogramë, ndërsa për t’u shpallur kampion nuk iu nevojit prova e tretë.
Në shtytje me 183 kg në provën e dytë, Calja u fut në një garë të fortë me bullgarin Bojidar, që në provën e dytë ngriti 187 kg, duke marrë vendin e parë në dygarësh. Kjo e detyroi Caljan të tentojë në provën e tretë 188 kg, pa mundur ta realizojë, duke e mbyllur dtgarëshin me 339 kg. Bojidar për të vendosur rekordin europian kaloi me sukses në provën e tretë 192 kg, duke e cuar totalin në 345 kg, pesë më tepër sa kishte deklaruar para garës.
Reagimi i sportistit:
Një medalje ari dhe dy argjendi! Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës.
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit. Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.
Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.
Faleminderit , faleminderit, faleminderit! Brikeni
(E.K/FAXWEB.AL)