Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike kete te premte.
Zevendes Kryeministrja, njeheresh ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës, Belinda Balluku ne një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë shpërngulje.
Balluku ështyë shprehur se rikuperimi i linjave elektrike eshte bërë për 30 minuta në rang vendi.
“Kemi pasur shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, nga ana tjetër jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur dhe në Malin e Zi, pjesërsisht në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.
Nga analiza e parë, rezulton se volumet e mëdha të sistemit të transmetimin në këto momente, gjithashtu edhe temperaturat shumë të larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematike.
Duhet thënë që nga puna e mirë që është bërë në terren, kemi arritur të rikuperojmë të gjithë shpërndarjen elektrike përmes linjave në rang vendi brenda 30 minutash, ndërsa Tirana është rikuperuar brenda 17 minutash. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë bashkëpunëtorët tanë në rajon për ta mbajtur rrjetin e sigurt”, ka thene Balluku
Discussion about this post