Ndeshja e ndërprerë mes Kroacisë dhe Kosovës për shkak të kushteve të motit do të luhet sot duke filluar nga ora 14 e 30. Takimi do të nis nga minuta e 22-të, kohë në të cilën u ndërpre dhe ndeshja dje.
Vetëm pak orë para ndeshjes, stadium ishte mbushur me ujë si një liqen për shkak të reshjeve të shiut, të cilat pamundësuan zhvillimin e ndeshjes.
Mediat kroate dhe ato kosovare shkruanin dje se pas fillimit të ndeshjes, fusha u shndërrua më pas në një moçal.
Kështu gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen në minutën e 22-të. Lidhur me këtë UEFA ka dhënë edhe vendimin zyrtar dje.
Njoftimi i zyrtar i UEFA-s:
Për shkak të kushteve të papërshtatshme të fushës, gjyqtari, në bashkëpunim me Delegatin e UEFA-s, ka vendosur që të pezullojë ndeshjen. Një lajmërim do të bëhet nga UEFA në momentin e përshtatshëm rreth vazhdimësisë së ndeshjes.