18:46 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndërprerja e punimeve nga ‘Gener 2′, në Valbonë, Ferruni: Nuk duhen lënë të ndezin as motorët. Duhej thirrur në Prokurori dhe pronari

17:41 | 12/06/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërprerja e punimeve nga ‘Gener 2′, në Valbonë, Ferruni: Nuk duhen lënë të ndezin as motorët. Duhej thirrur në Prokurori dhe pronari

Ambientalisti Lavdosh Ferruni ka komentuar në ‘Fax News’ vendimin e Gjykatës së Apelit për pezullimin e punimeve në Valbonë për ndërtimin e HEC-eve nga ‘Gener 2’.

Ferruni tha se ky ishte një vendim në përputhje me ligjin pasi nuk mund të ndërtohet në një park kombëtar.

Ai tha se vendimi për pezullimin e punimeve është marrë para se ‘Gener 2’ të bënte shpërthimet e mëdha që tronditën banorët e Dragobisë dhe kompania e dinte këtë, madje Ferruni shpërthimet e fuqishme i konsideroi edhe si shprehje e mllefit të kompanisë ndaj vendimit të gjykatës.

“Ata banorë arritën të realizonin një protestë kaq paqësore pasi nuk mund të kishte reagim tjetër për situatën. Vendimi për ndërprerjen e punimeve është marrë më parë se të ndodhnin shpërthimet, që në 6 qeshor, ato shpërthimet kanë qenë ndoshta zemërim i kompanisë me drejtësinë. Reagimi i banorëve është normal, dhe është e besueshme që nuk ka organizator është spontane. Nuk duhet të lejuar as të ndezin motorin e një fadrome, ky është park kombëtar, jo vetëm inxhinierët por pronari duhet të thirret në Prokurori dhe të japë llogari, gjërat janë kaq evidente. Nuk është më koha për arbitraritet të kësaj natyre. Vendimi është marrë më përpara që më datë 6 dhe sot është shpallur, duhet të ishte shpallur më përpara”, tha Ferruni.

Nga ana tjetër në një lidhje telefonike aktivisti i shoqërisë Civile dhe banues në fshatin Dragobi, Dardan Metaliaj tha se 5 banorë që kanë marrë pjesë në protestë kundë vazhdimit të punimeve nga ‘Gener 2’ janë proceduar nga policia.

“Shpërthimi ishte ndjerë deri në Bajram Curr. Me logjikë shumë të thjeshtë mund të merret me mend se si është ndjerë në Dragobi. Më skandaloze ishte mbrëmë ku banorët që ishin në protestë u kërkua që të paraqiteshin në polici dhe tani ndiqen penalisht. Jemi marrë në pyetje.

Sot janë thirrur 5 banorë në Komisariatin e Bajram Currit. Ne mbrojtëm vetveten”, tha ndër të tjera ai.

Por sa është dëmtuar Luguna e Valbonës nga punimet e ‘Gener 2’ deri në këto moment dhe a është dëmi i rekuperueshëm?

Ambietalisti Ferruni deklaroi se dëmi është shumë i madh, por nuk mund të thuhet se Valbona është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme për derisa rrjedh e lirë dhe nuk është future në tuba.

Ajo çfarë është ndërtuar deri tani, Ferruni beson se do të ngelet si gërmadhë dhe si provë se çfarë I bënë barbarët Valbonës.

“Do shkojë drejt zgjidhjes në interes së kombit shqiptar. Ajo do ngeli gërmadhë, dhe Valbona do ngeli e lirë. Dëmi i parekuperueshëm nuk ka ndodhur për sa kohë Valbona rrjedh e lirë. Ajo pamje ajo gërmadhë, do të ngelet aty për të parë se çkanë bërë dikur barbarët”, u shpreh Lavdosh Ferruni. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: HecetLavdosh ferrunivalbona
Pas

Policia arreston deputetin shqiptar, ja arsyeja (Emri)

Para

Deklarata bombë e këngëtares së famshme: Prej kohësh kam menduar të vetëvritem

Para
Deklarata bombë e këngëtares së famshme: Prej kohësh kam menduar të vetëvritem

Deklarata bombë e këngëtares së famshme: Prej kohësh kam menduar të vetëvritem

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Silvio Gonzato në takim me prokurorët e Prokurorisë Fier dhe SPAK, diskutime rreth procesit zgjedhor të votimit

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, babë e bijë përfundojnë në spital

Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve

Aksident në aksin Korçë-Pogradec: Mjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.