Qytetarët e kryeqytetit do të përballen me mungesën e energjisë elektrike më datë 10 Mars në disa lagje për një periudhë të përkohshme.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga OSHEE, mësohet se stakimi do të ndodhë ditën e nesërme në oraret 09:00 me 15:00 dhe 10:00 me 12:00.
Shkak për ndërprerjen e energjisë janë bërë punimet që do të kryehen për rikonstruksionin e kabinave.
Njoftimi i plotë:
Pershendetje, Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 10 Mars
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 10 mars, do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Selaudin Zorba” pranë Fakultetit të Mjekësisë, “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës, “Berisha”, zona Kamëz
10:00-12:00
Pjesërisht: Kodra e Kuqe, Zallherr
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post