10:33 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ndërpritet 189 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në Tiranë

13:49 | 20/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërpritet 189 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm në Tiranë

Aksioni i Task-Forcës për monitorimin e situatës me ujin e pijshëm dhe prerjen e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet që e shpërdorojnë atë, ka vijuar edhe ditët e fundit me verifikimin e 790 rasteve të tjera dhe ndërprerjen e 189 lidhjeve. Aty ku grupet e punës kanë vërejtur lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm ose përsëritje të shkeljeve, janë vendosur gjobat përkatëse.

Grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës e kanë përqëndruar punën e tyre në disa zona të Tiranës, si në: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. “Mihal Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, zona e Komunës së Parisit, Yzberisht, zona e Kombinatit, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 si dhe në linjat DN 1200.

 Gjatë dy ditëve të fundit, grupet e punës në terren kanë bërë verifikimin e 790 rasteve, si dhe kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.

 Specialistët kanë ndërprerë 189 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat në periferi të Tiranës. Subjektet që ishin bërë lidhje të paligjshme janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet përkatëse.

Që nga dita e parë, nga 14535 raste të verifikuara nga grupet e punës, numri i lidhjeve të paligjshme të prera nga specialistët është 2601 raste, ndërsa janë gjobitur dhe 299 abonentë.

 Paralelisht me prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe për disiplinimin e çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm, është punuar edhe për lidhjen e kontratave të rregullta me UKT. Në dy ditët e fundit janë nënshkruar 216 kontrata të reja. Në total, numri i kontratave të reja ka arritur në 1557, si dhe është bërë e mundur nënshkrimi i 485 aktmarrëveshjeve për pagesat e ujit të pijshëm.

 

Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë dy ditëve në kryeqytet janë instaluar 286 të tillë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2548 matës uji.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo

rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit.

 

 

Pas

6 të rinj shpëtojnë mrekullisht në Ksamil, skafi i tyre rrezikonte të mbytej. Kush iu erdhi në ndihmë

Para

Humbësit e 2013 s’u ndëshkuan, morën strukturat e PD, tani duan zëvendësimin e Bashës dhe jo të Berishës

Para
Humbësit e 2013 s’u ndëshkuan, morën strukturat e PD, tani duan zëvendësimin e Bashës dhe jo të Berishës

Humbësit e 2013 s’u ndëshkuan, morën strukturat e PD, tani duan zëvendësimin e Bashës dhe jo të Berishës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.