Një orë black out ka përfshirë aeroportin e Malpensën në Milano, sot përgjatë orës 18:00-19:00. Shkaku i dëmtimit që bllokoi fluturimet, ishte një stuhi që goditi një stacion elektrik jashtë aeroportit.
Përveç të tjerave edhe era e fuqishme pengoi fluturimet.
Pas ndezjes së dritave të emergjencës, pasagjerët nuk mund të bënin asgjë përveçse të prisnin rikthimin e energjisë elektrike. Ndërkaq Sea, kompania që menaxhon aeroportin tha se nuk kishte anulime, por vetëm vonesa.
(J.D/Faxweb.al)