Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që disa zona në kryeqytet të mbeten pa energji elektrike për disa kohë.Shkak mësohet të jetë bërë një problem i rrjetit 110 kV i OST për shkak të vetëtimave.
Disa zona të Tiranës kanë mbetur në errësirë të cilat janë ‘Komuna e Parisit’, ‘Muhamet Gjollesha’, ‘21 dhjetori’, ‘Rruga e Kavajës’, ‘Bulevardi ‘Bajarm Curri’, Selita dhe zona e Astirit.
Sipas OSHEE doleën jashtë pune dy nenstacionet Kashar dhe Selitë.
OST dhe OSHEE janë duke manovruar dhe brenda një kohe të shkurtër u bë e mundur normalizimi i situatës të Nst Kashar dhe pjesërisht në Nst Selite. Puna vijon per rikthimin e rrjetit ne funksion normal.