Ndërtimi i urës mbi Vjosë që do të lidhte fshatrat e Vlorës me Tepelenën, u nis thuajse para 7 vitesh, nga një firmë private e cila do të ndërtonte hidrocentralin në këtë zonë.
Pas prishjes së kontratës së hidocentralit, u nderpre dhe ndërtimi i urës.
Ndërsa sot banorët e fshatit Shkozë janë shprehur për gazetaren e Fax News, Afrovita Hysa, se i bëjnë thirrje qeverisë të ndërtojë urën, që izolon dhjetëra fshatra e mijëra banorë.
U dëshën tre vjet për të ndërtuar vetëm këmbët e urës, ndërsa më pas u ndërpre gjithçka për të mos investuar më.
Ura e fshsatit Shkozë, lidh fshatrat e Vlorës me Tepelenën, Mallakastrën dhe Gjirokastrën.
Ky investim u mendua se do të shkurtonte qindra kilometra për të shkuar në jug apo juglindje.
Mungesa e një ure lidhëse, ka kufizuar fshatrat e Vlorës me të Tepelenës, ndërsa banorët tregojnë që për të komunikuar me fshatrat ngjitur u duhet të përdorin mjete primitive si varka të bëra me dorë, që janë edhe të rrezikshme për jetën e tyre.
E ndërsa për shkak të mungesës së urës janë shënuar edhe viktima në njerëz të cilët janë mbytur në lumë.
I fundit ishte një djalë 25 vjeç, I cili tentoi të kalonte lumin, por pa sukses.
Banorët tregojnë pë Fax news, se mungesa e këtij investimi i ka kushtëzuar edhe në prodhimtari, në bujqësi dhe blegtori.
Sipas tyre këtë shqetësim ja kanë ngritur edhe institucioneve qendrore dhe vendore.
Dhjetëra fshatra dikur të zhvilluar, sot shfaqen të braktisur për shkak të mungesës së kushtetve infrastrukturore për të jetuar.
(F.M/Faxweb)