Është ndërprerë ende pa nisur mirë seanca e sotme plenare, për shkak se kryeministri Rama nuk ishte në sallë.
Në seancën e sotme parashikohen rreth 9 orë e gjysmë debat me mocion me Ramën për heqjen nga skema ekonomike të rreth 20 mijë familjeve.
Kreu i Grupit të PD-së Spaho tha se seanca nuk mund të niste sa kohë që Rama mungonte, kërkesa e tij u pranua nga ana e Ruçit.
Spaho: Nuk mund të vijojmë debatin sa kohë që vetë kryeminstri nuk është në sallë.
Ruçi: Vijoni me prezantimin pasi kryeministri është duke ardhur. Ai ka qenë në një takim me ministren e jashtme të Kroacisë. Pak minuta pushim sa të vijë kryeminstri.
Kjo përballje u shty me disa javë për shkak të axhendës që kryeministri pati jashtë vendit. Po ashtu tema të tjera të nxehta pritet të sjellin përballje, siç është kapja e kokainës në Durrës, apo akuzat mbi lobimin rust ë PD-së.
Sipas qeverisë Rama nga ndihma ekonomike nuk janë hequr famijet e varfëra, por vetëm abuzuesit e skemës. Nga ana tjetër ata nuk kanë përjashtuar as ndonjë gabim të mundshëm për shkak të sistemit të pikëzimit online.
(E.K/faxweb)
Discussion about this post