Seanca e sotme plenarë është ndërprerë për herë të dytë, pasi opozita i ka hedhur miell drejt fytyrës Kryeministrit Edi Rama.
Ka qenë moment kur Berisha pritej të merrte fjalën, dhe deputeti demokrat Flamur Noka që ka hedhur miellin drejt Ramës.
Ky i fundit ka qenë duke pirë ujë dhe ka qëndruar i qetë para kamerave.
Deputetët e opozitës kanë përplasur tavolinat, ndërsa ata të LSI-së kanë bllokuar foltoren.
(F.G/Faxweb.al)