Qendra e votimit nr. 2194 në njësinë administrative Tregan, bashkia Elbasan, është bllokuar këtë pasdite nga komisionerët e djathtë, pas raportimeve për hyrje të paautorizuar të disa personave në ambientet e votimit.
Sipas burimeve në terren, në vendngjarje ndodhen kryeplaku i fshatit dhe disa persona të tjerë që nuk janë pjesë e strukturave zyrtare të qendrës së votimit. Ata refuzojnë të largohen, qëndrojnë në një distancë prej më pak se 10 metrash nga hyrja e QV-së, duke shkelur qartë rregulloren zgjedhore.