E moshuara që humbi jetën teksa tranaportohej për në spitalin Rajonal Dibër një ditë më parë, mësohet se është nëna e ish deputetit të PD Sali Shehu, i cili ju bashkua Partisë Fryma e Re Demokratike e krijuar nga ish presidenti Bamir Topi.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se e moshuara F.Shehu kishte pësuar paralizë dhe u nis të transportohej për në spital. Rruga e bllokuar nga bora në fshatin Limjan, vonoi transportimin në kohë të të moshuarës, megjithë ndihmën e dhënë nga të rinj të Limjanit, humbi jetën pasditen e së dielës.
Kujtojmë se pak më parë Faxweb publikoi videon ku shihej automjeti me të cilin po transportohej e moshuara kishte ngecur në dëborë dhe të gjithë të rinjtë ishin duke hapur me lopata dëborën për të bëtë të mundur kalimin e mjetit.
Fshati Limjan ndodhet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Peshkopisë, duke treguar edhe njëherë tjetër mungesën e dorës së shteit në këto zona.
(R.G/Faxweb.al)