Familjarët e Xhuljeta Gjekës nga fshati Mujalli i Fierit, e cila nderroi jetë në spital mëngjesin e të hënës, ankohen se mjekët e urgjencës nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur, raporton ‘Fax News’.
Sipas faniljarëve, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe kanë e nxjerre nga reparti I urgjencës
“Vajza ishte me temeperaturë 35 dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum”, thonë famoljarët.
Drejtoresha e spitalit të Fierit u shpreh se eshte ngritur nje grup pune per te verifikuar rastin dhe se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar në shkaqet e nderrimit të jetës.
Babai i 21 vjeçares thotë se vajza është dërguar dy herë në urgjencë brenda 8 orëve por pasi I është bërë serum, mjekët u kanë thënë ta dërgojnë në shtëpi.
“Pasi vdiq vajza e madhe, vajzën tjetër që ishte me grip e trajtuan më mire. Edhe për të marr pjesë në varrimin e të motrës firmosa për mbajtjen e përgjegjësisë
Ndërsa vajzën e madhe e çuam në urgjencë dy herë brenda 8 orëve dhe pasi i bënin serume na thonin te shkonim në shtepi”, ka thënë ai.
Prokuroria e Fierit ka tërhequr nga reparti i urgjencës kartelën ku është shënuar diagnostikini dhe trajtimi mjekësor i 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka.
Pritet rezultati i ekspertizës mjeko ligjore që do të qartësojë shkaqet e vdekjes së 21 vjeçares, prej nga do të përcaktohet më pas nëse mjekët qe kanë trajtuar të ndjerën, kanë qenë ose jo përgjegjës.
(B.H/Faxweb)