04:36 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërroi shtëpi, flet Basha: Kam lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme, nuk kam lidhje me asnjë oligark

21:57 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fax News brenda ditës i ‘paguar’ edhe nga PS, edhe nga PD. 2 fakte dhe një premtim (jo vetëm) për politikën shqiptare

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se shtëpia ku është vendosur është marrë me qira dhe se kontratat e dokumentet janë të depozituara. Në emisionin “Përballje” të Lutfi Dervishit në TVSH, Basha tha se nuk ka asnjë lidhje me asnjë oligark.

Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje…

Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shterruese. Por, unë nuk kam ndërmend t’i hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët. Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra.

Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari. Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vemendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje përsonalisht dhe kundër familjes time.

Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellalët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

Po jua them edhe njëherë zoti Dervishi. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë me një qëllim politik, të heqë vëmendjen nga dështimet e kësaj qeverie, nga të vërtetat e hidhura të shqiptarëve.Koha ime, e cila nuk është vetëm e imja, por është e qytetarëve shqiptarë, është e opozitës, është e interesit publik, do të shkojë tek interesi publik dhe interesi publik, është kjo që po bëj. Bashkëbisedimi me qytetarët, evidentimi i këtyre të vërtetave të hidhura dhe ardhja së bashku tek zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Etiketa: lulzim bashanuk kam lidhje me asnje oligarkshtepia
Pas

Video/ Pamjet e kontrollit të makinës së prokurorit Ndoj, si u nxorrën dosjet nga bagazhi i makinës pas atentatit

Para

VIDEO/ “Flamur, ndrroje flamurin”, simboli kombëtar valvitet i grisur në majë të shtizës para Bashkisë

Para
VIDEO/ “Flamur, ndrroje flamurin”, simboli kombëtar valvitet i grisur në majë të shtizës para Bashkisë

VIDEO/ “Flamur, ndrroje flamurin”, simboli kombëtar valvitet i grisur në majë të shtizës para Bashkisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.