Ditën e djeshme moderatorja Ilda Bejleri është përfshirë në një aksident, të cilin si fillim refuzoi ta pranojë, dhe më pas u mjaftua duke thënë se një grua ishte përplasur me makinën e saj, dhe ajo nuk ndihej aspak fajtore për atë që ndodhi.
Ajo thuhet se ka përplasur me makinë një 64-vjeçare dhe pas ngjarjes nuk ka ndaluar ta shohë, e megjithatë policia pati një reagim shumë të vonë për rastin, duke thënë se gruaja ndodhej në spital, ndërkohë që nuk ishte bërë dot e mundur identifikimi i mjetit.
Në orët e vona të mbrëmjes u tha që moderatorja ishte shoqëruar në Polici, por vetë Ilda është kujdesur që ta përgënjeshtrojë edhe këtë lajm, duke nxjerrë një foto nga shtëpia e saj, ku thoshte se policia ka parë videon, dhe ka parë që ajo nuk kishte asnjë faj në përplasje.
Gruaja 64-vjeçare që pretendon se e ka aksidentuar Ilda, tha se moderatorja e hodhi 2 metra tutje pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe as nuk ndaloi për ta parë se si ishte. Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.