Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Repsit në rrugën e Kombit, një ditë më parë. Një shtetas me inicialet B. S, 47 vjeç, nga Vora, banues në Tiranë ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë, ndërsa është arrestuar përgjegjësi teknik i firmës që po bënte punimet.
Ndërkohë 47-vjeçari ka qenë duke montuar një shtyllë hekuri, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Njoftimi i policies:
Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.A, vjeç 63, banues në Tiranë, përgjegjës teknik, pasi rreth orës 10.00, në Reps, në rrugën e kombit Mirditë, tek një karburant, duke punuar për vendosjen e shtyllave ndriçuese të karburantit, dukë mos respektuar rregullat e sigurimit teknik, shtetasi B.S, vjeç 47, banues në Vorë, Tiranë, ka rënë një kontakt me rrymën elektrike dhe ka vdekur. Neni 289 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)