Në aksidentin e ndodhur para 6 ditësh në Maliq, ditën e sotëme ka ndërruar jetë gruaja 54-vjeçare Engjëllushe Demollari.
Para 6 ditësh dy automjete janë përplasur në rrerthrotullimin e Libonikut. E ndjera është dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Tiranës por nuk ka mundur tu mbijetojë lëndimeve të marra.
Viktima ndodhej në të njëjtën makinë me familjarët e saj , ndëkohë që është përplasur nga një shtetas 25-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Maliq Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., 56 vjeç, banues në Libonik dhe një mjet tjetër tip “Benz” me drejtues shtetasin D.M., 25 vjeç, banues në Pogradec. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset G.D, rreth 65 vjeçe dhe E.D, rreth 54 vjeçe, banuese në Libonik, pasagjere në mjetin me drejtues shtetasin B.D, të cilat ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.