Adoleshenti i cili u plagos vetëm pak minuta më parë nga një 17-vjeçar ka ndërruar jetë.
Fax News raporton se 16-vjeçari me inicialet A.Gj., ka ndërruar jetë në spital.
Sipas informacioneve nga policia e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale D.L.,17 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale A.Gj.,16 vjeç.
Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës.
17-vjeçari ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
(F.M/Faxweb)