Aktori John Hurt ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2015, megjithatë nuk hoqi dorë nga skena duke vazhduar të luante.
Roli i tij i fundit ishte ai i Richard McSorley në “Jackie”, filmin që i kushtohet gruas së ish-presidentit John F. Kennedy. Lajmin për vdekjen e bëri të ditur agjenti i tij.
Sir John Hurt do të mbahet mend për shumë rol, sidomos për atë të luajtur në filmin “Harry Poter”. Puna dhe kontributi i tij janë vlerësuar nga aktorë të njohur të Hollywood-it, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre. (XH.A/SHUPLAKA)