Drejtues i Parë në Policinë e Shteti, Fredi Agastra është ndarë nga jeta pasi ka pësuar një atak kardiak në moshën 58-vjeçare.
Sot kolegët, familjarët dhe miqtë e tij i kanë dhënë Agastras i cili shërbe për 37-vite lamtumirën e fundit.
“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë. Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare. Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post