Në mënyrë të papritur ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar për vdekjen e të ëmës.
Sipas policisë gazetarja ka rene nga kati i katert i baneses ku banonte. Edhe pse eshte derguar ne spital ne gjendje te rende, nuk ka mundur dot t’u mbijetoje plageve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.
Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.
Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(S.SH/Shuplaka)