Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka pësuar një humbje të rëndë ditën e sotme. Babai i tij ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka dhënë vetë Vangjel Dule, përmes një postimi në rrjetet sociale. Por ajo që bën më shumë përshtypje, është fakti se lajmin e ka dhënë në gjuhën greke. Megjithatë duke patur parasysh se Dule është minoritar, këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.
“Si ka jetuar me modesti dhe në heshtje, kështu ju la mbretërinë e Krishtit tonë! Perëndia të jetë pushimi. Udhëtim i mirë babai ynë i dashur!”, shkruan kreu i PBDNJ-së. (D.D/Shuplaka)