Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka ndërruar jetë. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni.
“Të dashur familjarë dhe miq,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.
Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.
Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00”, shkruan djali i tij.