Krijuesi i dy serialeve të famshme “The Simpsons” dhe “Rick and Morty”, si dhe fituesi i katër çmimeve Emmy, Michael Mendel, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.
Rjeti televiziv amerikan, Adult Swim i cili ka transmetuar “Rick and Morty” që nga debutimi i tij, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter:
“Të gjithë ne jemi të shkatërruar nga ndarja e parakohshme nga jeta e producentit Rick dhe Morty, Mike Mendel. Ai udhëzoi dhe mbështeti një brez artistësh, shkrimtarësh dhe krijuesish dhe mungesa e tij do të ndihet nga i gjithë komuniteti. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij.”
Shkaku i vdekjes së Mendel nuk është konfirmuar ende. Ai la pas bashkëshorten e tij bashkë me dy fëmijët.