Mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari Dritan Rica, 45 vjeç.
Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.
Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Rica ishte shoqëruar nga policia për vjedhje.
(M.Q/Faxweb.al)