16-vjeçari shqiptar, Irdi Duda, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Sanremos në Itali, pasi ra në tokë, rreth orës 20:20, teksa ndodhej në trotuar në rrugën “Martiri della Libertà”, raportojnë mediat lokale.
Ai u mbështet te një motor aty pranë dhe menjëherë ra në tokë. Kalimtarë kanë lajmëruar urgjencën mjekësore dhe i riu është transportuar me autoambulancë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Adoleshenti shqiptar praktikonte sportin e “Kick Boxing” dhe kishte dalë nga një palestër, pak para se të shembej në tokë.
Ai kishte me vete çantën sportive dhe mendohet se po kthehej nga palestra. Po kështu luante edhe futboll amerikan me Waves Riviera dei Fiori.
Pritet autopsia për të zbuluar shkaqet reale të vdekjes së tij. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”668″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]