Aktorja e njohur shqiptare Eni Jani e ka nisur me një lajm të hidhur ditën e parë të marsit, pasi nëna e saj Suzana është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka bërë të ditur bashkshorti i aktores, Genci Fuga.
“Me hidhërim të madh, lajmërojmë se Suzana Jani (Gjyshja e Stinës, Kriosit, Ajnurit e Ajrit), ka ndërruar jetë! Familiarët janë mbledhur për përcjelljen e fundit tek ambjentet e Alba 2000 (pranë Medresesë)! Përcjellja do të jetë, nesër në orën 11.00 (nga ambjentet e Alba 2000 Funeral, në drejtim të Varrezave të Sharrës!”, lajmëron Fuga.
Ky lajm do ta këtë dëshpëruar pa masë aktoren, e cila ishte shumë e lidhur me të. (D.D/Shuplaka)