Një shtetas me iniciale E.Ç, 64 vjeç, mjek pranë QSUT-Tiranë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur.
Familjarët e të ndjerit dyshojnë se mjeku ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
(M.Q/Faxweb)