Polici i plagosur në Dibër sapo ndërroi jetë.
Ardian Roçi 50 vjeç u qëllua nga kolegu i tij, Naim Musliu 53 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:10, Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.
REAGIMI I POLICISË
DIBER- Më datë 21.12.2017, rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. I dëmtuari ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojties është nisur për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.
(F.M/Faxweb)