Ikona e futbollit shqiptar, Sabah Bizi vdes në moshën 79 vjeçare. Prej disa muajsh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndërsa ditën e sotme ka ndërruar jetë.
Bizi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ka fituar shumë tituj me Vllazninë dhe Flamurtarin, ndërsa debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.
Titullar i Vllaznisë që nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa në shumë sezone është vlerësuar edhe si një nga më të mirët e vitit.
Bizi ka kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare, teksa ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Debutimi i tij me përfaqësuesen daton me 8 prill, të vitit 1967.