Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës duket se koalicioni PS-LSI vazhdon ende. Erion Veliaj për herë të dytë ka rrëmbyer vota nga LSI në Këshillin Bashkiak për votimin e buxhetit për Tiranën.
Buxheti i Bashkisë së Tiranës u miratua me 32 vota pro pas tre orësh debate. Ishin 4 vota të LSI dhe 2 të PDIU-së që mundësuan kourumin e nevojshëm. PD nuk pranoi ta votojë buxhetin pasi e konsideroi sit ë paligjshëm.
Anëtarët e LSI-së që votuan pro buxhetit ishin Genta Mezini, Agim Kraja, Naim Halili dhe Bora Panajoti. Sigurisht që ajo që bie në sy është raporti krejt i ndryshëm i LSI-së me Veliajn në krahasim me kryeministrin Rama të cilin Monika Kryemadhi e paralajmëroi se ishte në luftë me rininë shqiptare, Veliaj pa shumë zhurmë duket se ia ka dalë sërish që të marrë 4 vota nga LSI për të miratuar buxhetin.
Por kjo nuk është hera e parë, që LSI bashkon votat me PS në Këshillin Bashkiak. Gjatë verës së këtij viti 2 anëtarë të kësaj partie votuan pro rritjes së çmimit të ujit. Në atë kohë u fol edhe për “tradhëti”, ndërsa sot ky votim nuk ka bërë aq shumë zhurmë. (B.H/Faxweb)