Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur që të shembte një godinë në zonën e Shkozës në Tiranë, me një sasi prej 3 kilogramësh lëndësh plásëse. Po duket se objekti është një nga më të sigurtit në Tiranë, që nuk e ka gjetur asgjë edhe pas shpèrthimit të kontrolluar.
Duke qenë se objekti qendroi në këmbë, u desh ndërhyrja e mëtejshme e fadromave që të IKMT-së që të bënin të mundur rrafshimin e objektit, në të cilin jetonin 15 persona.
Në këtë godinë jetonte një familje me 4 kurora, me origjinë nga Hasi, të cilët disa ditë më parë bënë qendresë për mosshembjen e objektit të tyre, dhe duket se nuk ishin dakord me dëmshpèrblimin e dhënë nga ana e qeverisë.
” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot nje objekt gjashtë katësh, i cili ndodhëj ne gjurmën e lotit lindor të Unazës së Tiranës. Gjatë shpèrthimit të kontrolluar, u perdorën 3 kilograme lëndë plásëse, vendosur në 200 furnela (vrima) në trupin e objektit. Procedura është kryer konform gjithë protokolleve, por pesha e vogël e objektit (karabina) dhe sasia e pakët e lëndës plásëse (shkak të objekteve të tjera të aferta) solli mos prishjen e objektit gjatë shpèrthimit të kontrolluar. Megjithatë sipas specialisteve të IKMT mjaftuan vetëm pak goditje nga mjetet e rënda që objekti të rrëzohej. Me prishjen e këtij objekti, i 12-ti, IKMT mbyll aksionin për këtë fazë”, njoftom vetë IKMT.