Ervin Salianji: Sot pas më shumë se dy javësh qeveria nuk e ka një përgjigje, se është e kapur dhe e pafuqishme. Kam nje raport për gjendjen kriminalitetit, 1757 qytetarë janë referuar për tu ndjekur penalisht për ndertim pa leje.
Qeveria ndjek penalisht cdo qytetar të pamundur në këtë vend dhe shihni përballë institucioneve më të rëndësishme, kjo është leja e miratuar nga Edi Rama, 26 kate. Janë shtuar 40 kate. A ka mundësi që kjo gradacele në mes të Tiranës, të behet pa bekimin e qeverisë. A e ka cuar dhe referuar në Prokurori , IKMT këtë ndërtim? Do të jem sërish para jush për përbindësha betoni.
Sot ndërtimet si ky duhet të ishin miliarda apo miliona euro gjobë. Qeveria e ka mbyllur gojen si në shumë raste .