Banorët e Gjirokastrës kanë dalë kundër punimeve për ndërtimin e by-passit në Gjirokastër.
Sipas tyre ky projekt rrezikon banesat e “lagjes pazari i vjetër”, të cilat janë gjithashtu edhe monumente kulturore.
Projekti i by-passit synon të zgjidhë problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, por këta banorë shprehen se toka ku pritet të bëhet ky projekt është e paqëndrueshme dhe e rrëshqitshme, për pasojë nuk është e përshtatshme për të tilla punime.
Televizioni “News 24” raporton se, specialistët e monumenteve mendojnë se projekti i cili do të implementohet është mbi 50% i ndryshëm nga ai që fitoi konkursin ndërkombëtar. Po ashtu është jofunksional dhe i pastudiuar mirë.
Ndërkohë, në nenin 29 të ligjit 9048 për “trashëgiminë kulturore” citohet se :“nuk lejohet asnjë ndërtim brenda qendrave historike”.